Futboll Sport

PARTIZANI/ Të kuqtë ndezin “motorët”, stafi kërkon seriozitet dhe shpejtësi

Seriozitet dhe shpejtësi. Me këtë moto e trajnon Skënder Gega me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti, skuadrën e Partizanit. Teksa u shpjegon lojtarëve ushtrimet, Gega nuk nguron t’ua ripërsërisë dhe të kërkojë me ngulm shpejtësi në veprime, si edhe të mos neglizhojnë në asnjë rast, por ta marrin me seriozitet, njëlloj sikur të jenë në kushte loje.

mehmeti

Përpos kësaj, në seancën e djeshme stërvitore, Gega u mëshoi shumë edhe goditjeve drejt portës nga distanca të ndryshme, me lojtarët goditës së portës, të cilët pas disa pasimeve me njëri-tjetrin finalizonin goditjen. Për sa i përket lojës brenda grupit, Gega nuk nguroi t’u thotë lojtarëve se topi shkon më shpejt, duke nënkuptuar se nuk duhet ta mbajnë shumë në këmbët e tyre, por të pasojnë. E rëndësishme është të thuhet se në grup nuk mungon dëshira për të punuar.

Ndërkohë, ende nuk janë rikuperuar Belica me Hebajn, të cilët vijuan të bëjnë stërvitje të diferencuar me vrapime përreth fushës. Me sa duket, stafi teknik nuk kërkon të rrezikojë, ndaj sërish nuk iu bashkuan pjesës tjetër të lojtarëve. Në lidhje me ndonjë miqësore të mundshme, të shtunën të kuqtë mund të provojnë forcat, por ende nuk bëhet i ditur kundërshtari, pasi janë disa skuadra me të cilat mund të ndeshen.

mehmeti gega

Related posts

DRIDHEN VERDHEKUQTË/ ARSENALI gjen zëvendësuesin e Welbeck tek ROMA

Isa.Autor

SULMUESI SHQIPTAR PËSON NJË DËMTIM/ Përfundon sezoni për Adnan Januzajn

Delo.autor

SADIKU GJEN RRUGËN E RRJETËS/ Sulmuesi shqiptar shënon golin e parë me Malagan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment