Futboll Sport

Sulmuesi i Juventus shkon te Fiorentina

Gjithçka është zyrtare: Marko Pjaca do të jetë futbollisti i ri i Fiorentina. Talenti kroat ka zgjedhur të vishet me fanellën “vjollcë”, klubi që ka gjetur marrëveshjen me Juventus për një huazim prej 2 milionë eurosh dhe për të drejtën e blerjes përfundimtare edhe për 23 milionë euro të tjera.

Gjithsesi, Juventus ka përfshirë në marrëveshje edhe një klauzolë që e lejon riblerjen e kroatit për 27 milionë euro. Për Pjaca, që i tha “jo” Sampdoria-s dhe Genoa-s, do të ketë një kontratë pesë-vjeçare në Firence.

Pas i mori Mirallas nga Everton, famiglia Della Valle, që ka pronësinë e Fiorentinës, mori edhe shërbimet e Pjaca, duke mposhtur konkurrencën edhe ekipeve nga jashtë Italisë si Leicester City.

Related posts

Barça synon të mbyllë sezonin pa humbje, Reali pret Gironën

Q.Autor

Mourinho: Mendova se do fitonim lehtë, s’mund ta ndal lojën përgjysmë t’i tregoj si të luajnë

Delo.autor

SASSUOLO-INTER/ Pas një super asist nga Perisic, sulmuesi Dzeko ndëshkon për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment