Futboll Sport

Premier League, revolucion për trajnerët në pankinë

Trajnerët e skuadrave angleze do të jenë të pajisur me monitorë me mundësinë për të ndjekur në mënyrë të menjëhershme ripërsëritjen e aksioneve. Risia nuk ka ende një emër të saktë, madje as qëllimi nuk është ende i qartë. Me siguri, trajnerët dhe stafi teknik mund të aplikojnë menjëherë ndryshime taktike te skuadrat e tyre, duke përfituar nga mundësia për të rishikuar aksionet. Gabimet eventuale, ose evidentime të ndryshme mund të sistemohen në mënyrë direkte, pa pritur për pushimin e ndeshjes.

Referuar asaj që raporton media angleze, trajnerët mund të shfrytëzojnë këto këto pajisje të vogla dhe të lëvizshme, përfshirë telefonë ose tablet, për të parë në mënyrë të menjëhershme ndeshjet, falë syrit të telekamerave, për të modifikuar akoma me më shumë efekt mbarëvajtjen e ndeshjes. Të ndaluara? Natyrisht jo gjithçka do të jetë e ligjshme. Trajnerët në fakt nuk do të mund tu tregojnë pamjet filmike futbollistëve në fushë, dhe as të protestojnë ndaj vendimeve të arbitrave, në rast të ndonjë vendimi të dyshimtë. Dënime? Një sanksion për trajnerët, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, teknikët mund të ndëshkohen me kartonë të verdhë dhe të kuq.

Related posts

Barcelona dështoi ta merrte/ Gjiganti anglez futet në mes për të rrëmbyer yllin francez

Isa.Autor

Mediat franceze: Babai i Neymar nis lëvizjet për ta larguar djalin nga Parisi

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ I dhuron kualifikimin ekipit në minutën e 95, shikoni golin qesharak (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment