Futboll Premier League Sport

Telashe për Arsenalin/ Mbrojtësi ballkanas dëmtohet para debutimit në Premier League

Sezoni i ri nis me dhimbje koke për trajnerin e Arsenal, Unai Emery, pasi nuk do të ketë në dispozicion deri në tetor mbrojtësin Sead Kolasinac. Ai kë pësuar një dëmtim, në gju, që do ta mbajë larg fushave të paktën për 10 javë, çka do të thotë se mbrojtësi boshnjak do të mungojë në këtë fillimsezon për “topçinjtë”. Kolasinac u dëmtua 20 minuta nga fundi i një ndeshje miqësore që Arsenal po luante në Dublin dhe ai do të mungojë të paktën në 8 ndeshje të Premier League dhe në dy takime të Europa League për ekipin londinez.

Në një komunikatë që klubi londinez ka bërë për mediat dhe tifozët, thuhet: “Sead është dëmtuar në gjurin e majtë dhe ai do ëët jetë jashtë fushave për 8-10 javë”. Kolasinas konsiderohet si titullar te skuadra e Emery, por tashmë trajneri duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për mbrojtësin, që nuk do të jetë në fushë më 12 gusht, në debutimin sezonal ndaj City në Premier. Me “topçinjtë, lojtari që erdhi verën e kaluar nga Schalke 04, është aktivizuar në 36 ndeshje në total, duke realizuar edhe 2 gola.

Related posts

E FUNDIT/ Grabitet me armë biznesi i Presidentit Duka, personat hynë me leva dhe pistoleta

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Ja 3 yjet që Perez i ofron Manchester United për Paul Pogba

Delo.autor

SARRI NË UDHËKRYQ/ Një kandidat kryesor për stolin e Chelseat, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment