Futboll Sport

VIJON ME FITORET RADHAZI/ “Zikatërit” mposhtin Lazion e Strakoshës

U luajtën mbrëmjen e sotme, plot gjashtë ndeshje në Serinë A italiane, të vlefshme për javën e pestë.

Interi vijoi me fitoret, pas triumfit në derbi, teksa mposhti 1-0 Lacion brenda në “San Siro”. Sfida ishte e luftuar mes dy ekipeve, por golin e vetëm të takimit e shënoi D’Ambrozio, në minutën e 23-të, që u asistua mjaft bukur nga surpriza e kësaj mbrëmje, Biragi, që Konte e kishte hedhur në fushë në të majtë.

Dy portierët, Handanoviç dhe Strakosha, bënë një paraqitje mjaft të mirë, teksa pritën disa raste që i erdhën në drejtim të portës. Shqiptari shpëtoi golin e dytë në minutën e 59-të, ku bëri një dopio-pritje mjaft të vështirë ndaj dy goditjeve, në pak sekonda.

Deri në fund, ekipi i Kontes e ruajti fitoren, dhe tani i merr sërish vendin e parë Juventusit. Interi ka 5 fitore në 5 ndeshje, dhe numëron 15 pikë të plota, me 10 gola të shënuar, dhe vetëm një të pësuar.

Napoli ishte surpriza e mbrëmjes teksa u mund brenda në shtëpi nga Kaljari me rezultatin 0-1. Fiorentina fitoi 2-1 përballë Sampdorias, ndërsa Spal-i i Berishës u mposht 1-3 në shtëpi nga Leçe.

Related posts

Milani sakrifikon dy sulmues për ta transferuar ish-mesfushorin e Manchester United

Sadik.Autor

Hysaj: Roma dhe Inter rivalë për titullin!

Q.Autor

VDEKJA E GEORGE FLOYD/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment