Futboll La Liga Sport

“Pakti me Perezin”/ MODRIC pranë largimit, ja detajet e fundit nga “divorci” 

Çështja Modriç po kthehet në një telenovelë këto ditë të nxehta vere, me Interin që kërkon ta ketë me doemos kroatin në ekip për sezonin e ri. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ashtu siç ndodhi me largimin e Ronaldos për tek Juventusi, presidenti Perez duket se ka një pakt verbal me mesfushorin kroat.

“Pakti i kalorësve”, konsiston në faktin se nëse Modriç ia kërkon vetë largimin presidentit Florentino Perez, duke i arsyetuar edhe pse kërkon të largohet, ndoshta duke menduar se ciklit të tij në Madrid i ka ardhur fundi, siç raporton Gazzetta, atëherë presidenti i Realit mund ta lërë të lirë të bashkohet me Interin, duke pezulluar edhe klauzolën prej 750 milionë eurosh që kroati ka në kontratë.

 

Related posts

Barcelona dyfishon rezultatin, shënon Leo Messi (VIDEO)

Q.Autor

LUAJNË NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Të dy shqiptarët larg ëndrrës La Liga

Delo.autor

VIDEO/ Autogoli më i bukur në botë, komentatori arab shokohet nga kjo ‘predhë’!

Q.Autor

Leave a Comment