Futboll Sport

ZYRTARE/ KAMZA e pandalshme, firmos me ish-mesfushorin e SKËNDERBEUT (FOTO)

Kamza duket se po përgatit një skuadër mjaft kompetitive për sezonin e ardhshëm. Pas Olsi Teqjas, kamzalinjtë kanë zyrtarizuar përpara pak çastesh edhe marrëveshjen me nigerianin Nuruden Orelesi, me ish-lojtarin e Skënderbeut që tashmë do të jetë pjesë ekipit nga periferia e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të vetë klubit, Orelesi ka rënë dakort për një kontratë një-vjeçare me Kamzën, me 29-vjeçarin që pritet kështu të prezantohet në ditët në vijim. Orelesi sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që pak javë më parë kaloi te Teuta.

Është e paqartë akoma formula e kalimit të tij te Kamza, por me shumë mundësi ai është dhënë në formë huazimi nga durrsakët për një sezon.

Related posts

NUK NDALET ME GODITJET E MËDHA/ Real Madrid nxjerr në shitje James Rodriguez për të transferuar…

Delo.autor

Santos: Luan Portugalia kundër Iranit, jo unë kundër Carlos Queiroz

Isa.Autor

PROBLEME NË FËMIJËRI/ Mike Tyson shokon me deklaratën: Gjëja më e mirë? Vdekja e mamasë sime

Delo.autor

Leave a Comment