Gossip

Xhemajli ndjek Erjonën, kthehet në Serie A

Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani i dhanë fund martesës së tyre para pak javësh, lajm ky që përfundoi në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundi Erjona është vendosur në Itali, ku ka botuar edhe një libër, si dhe po merr pjesë në disa spektakle, që po e ndihmojnë të rritë famën e saj. Por mesa duket edhe Blerimi ka ndërmend t’i shkojë pas, sepse ka vendosur të kthehet në Itali.

Këtë detaj e ka zbuluar trajneri i Montrealit, që u shpreh se Xhemajli i ka kërkuar klubit kanadez ta lejojë të kthehet në Serinë A te Bologna, skuadër ku futbollisti me origjinë shqiptare luajti deri në fund të sezonit të kaluar.

Trajneri i Montrealit është shprehur gjithashtu se klubi kanadez ka ndërmend t’ia lejojë këtë transferim Xhemajlit, pasi nuk dëshiron të mbajë futbollistë jashtë vullnetit të tyre.

Related posts

Zbulohet arsyeja e krisjes së marrëdhënies mes Belen dhe Iannones

Sadik.Autor

Pushime prej “playboy”/ Futbollisti i njohur mes femrave TOPPLES (FOTO)

Isa.Autor

MBRËMJE E NXEHTË/ Diletta Leotta dhe Wanda Nara “pushtojnë” studion e “Tiki Taka-s” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment