Futboll La Liga

Barça zyrtarizon largimin e Mascheranos, 10 milionë euro në arkat e katalanasve

Barcelona dhe Hebei Fortune nga Superliga Kineze kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e mesfushorit argjentinas, Javier Mascherano.

Hebei Fortune më në fund ka pranuar të rritë deri në 10 milionë euro ofertën për nënshkrimin e Javier Mascherano. Ardhja e Yerry Mina në Barcelonë do ta lehtësojë largimin e Javier Mascheranos në këtë merkato të futbollit dimëror. Disa javë më parë, kur Javier Mascherano bëri një paraqitje të shkurtër në një intervistë, se koha e tij te Barça ishte afër fundit, me siguri “Little Boss” e dinte tashmë se ai do “ta ndryshonte ajrin” në merkaton dimërore.

Pas negociatave, që kanë zgjatur më shumë se sa pritej, marrëveshja mes Hebei Fortune dhe Barçës është tashmë një realitet, pasi klubi kinez e ka ngritur ofertën nga 7 në 10 milionë euro, një çmim i vendosur nga katalanasit për të lejuar kryerjen e operacionit.

Tashmë, po, Mascherano po jeton ditët e tij të fundit si një lojtar i Barçës dhe po përfiton prej tyre të shijojë shumicën e çdo momenti brenda dhe jashtë fushës.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: PSG nuk përmbahet, shënon edhe Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

ECURIA FANTASTIKE ME TEUTËN/ Lorenco Vila: Nuk biem në vetëkënaqësi, ju tregoj synimin tim

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shakira FESTON SI E “ÇMENDUR” pas SUPER golit të djalit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment