Futboll Premier League Sport

Hazard nuk vjen në Londër sipas planit, shtyn rikthimin në stërvitje tek Chelsea

Eden Hazard, i cili përflitet se mund të kalojë te Real Madrid gjatë merkatos së verës, ka shtuar edhe më shumë zërat rreth këtij transferimi pas kërkesës që ka bërë për të shtyrë edhe disa ditë pushimet pas Botërorit “Rusi 2018”. Mediat britanike konfirmojnë se sulmuesi belg që luan me Chelsea, i ka kërkuar trajnerit Maurizio Sarri që të rikthehet pas datës 12 gusht në stërvitje, çka do të thotë që ai nuk do të luajë në javën e parë të Premier League.

Ishte parashikuar që Sarri dhe Hazard të bisedonin ditën e hënë në lidhje me të ardhmen e tyre, por tashmë ky takim do të zhvillohet më vonë, duke bërë që e ardhmja e 27-vjeçarit të jetë gjithnjë e më shumë një rebus. Megjithatë, te Chelsea presin që Hazard të shtyjë edhe më tej kontratën aktuale. “Ne ende nuk kemi biseduar për kontratën e tij, kemi biseduar vetëm kur më kërkoi që të shtynte edhe disa ditë pushimet. Për mua kjo nuk përbën problem”, tha Sarri.

Related posts

Kukësi stërvitet në bregdet, Pacult: T’ia shtyjmë festën Skënderbeut! (VIDEO)

Sadik.Autor

BARAZIMI NË SHTËPI/ Flet Suarez: Messi është më i miri në botë, por nuk mund të…

Isa.Autor

MBROJTËSI MAROKEN PO SHKËLQEN TEK INTER/ Real Madrid do Hakimin mbrapsht. Ja shkëmbimi i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment