Futboll Seria A Sport

ANCELOTTI/ Më mirë një humbje 5-0 gjatë verës se sa në kampionat

Humbja 5-0 në miqësoren e luajtur në Dublin ndaj Liverpool ka qenë turpëruese prë Napolin dhe trajnerin Carlo Ancelotti, që pavarësisht kësaj shprehet se edhe humbje të tilla janë të nevojshme për të kuptuar realitetin. “Nuk jam aspak i lumtur pas këtij rezultati, pasi çdo humbje është e vështirë për t’u pranuar. Patëm shumë vështirësi në lojën tonë, sidomos në mesfushë dhe nuk arrinim të shkonim në zonën kundërshtare. Presingu i Liverpool bëri që të humbisnim shumë topa, por na duhet pak kohë që të arrijmë të sistemojmë gjithçka”, tha Ancelotti.

Ndaj, trajneri italian që këtë vit rikthehet në Serinë A, shprehet se gjërat duhen analizuar me kujdes. “Patëm edhe ne momentet tona positive, por kundërsulmi i tyre ishte vdekjeprurës. Megjithatë, më mirë një humbje tani, gjatë verës dhe në ndeshje miqësore, se pas një muaji në kampionat. Duhet të jemi më të shpejtë në lojën tonë. Mesfusha dhe mbrojtja kanë nevoje për më shumë kolaudim, ndërsa sulmi u furnizua pak. Unë kam besim dhe ky ekip është entuziast për të ardhmen pavarësisht humbjes, pasi problemet do t’i zgjidhim. Skuadra po kompletohet dhe kjo është e rëndësishme”, tha Ancelotti.

Related posts

SALVINI MBETET “JETIM”/ Balotelli MBËSHTET Gattuson: Kam 2 fjalë për MINISTRIN

Isa.Autor

Kur Zubizarreta mban qëndrim për të ardhmen e Iniesta-s

Q.Autor

PANUCCI-NISHANI/ Çudia shqiptare bëhet lajm edhe nga “Washington Post”

Isa.Autor

Leave a Comment