Futboll Seria A Sport

Përfundon ëndrra e Napolit/ Ja vendimi i fundit i sulmuesit Edinson Cavanit

Kishte më shumë se dy javë që në mediat italiane shkruhej për një rikthim të Edinson Cavanit në Napoli. Tek tifozët e kësaj skuadre kishte lindur gëzimi dhe iluzioni i madh se do e kishin sërish në skuadër “el matador”. Madje në rrjetet sociale filluan të krijohen peticione dhe hashatg që i kërkonin sulmuesit uruguajan që të rikthehej në shtëpi (te Napoli).

Të gjitha këto ëndrra dhe aludime të medieve italiane kishin si burim, faktin se sulmuesi i PSG nuk ndjehej mirë me Neymar si shok skuadre, duke u nisur nga përplasja që paten sezonin e shkuar. Edhe disa deklarata të presidentit Aurelio De Laurentis, kishin ndezur akoma dhe më shumë entuziazimin e tifozëve napolitan.

Por e gjithë kjo histori merkatoje ka marrë fund ditën e dielë, ku mediat uruguajne kanë bërë me dije se “El Matador” është nisur me avionin e tij privat drejt Parisit dhe jo Napolit. Më pas sulmuesi e ka konfirmuar këtë gjë edhe me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Një lajm shumë i keq për të gjithë tifozët e Napolit, por edhe atyre të Serie A, që kishin filluar të ëndërronin një kampionat me sulmues kalibri si Ronaldo, Higuain, Icradi, Dzeko dhe Cavani në pesë skuadra të ndryshme, si në kohët e arta të kësaj lige.

Por duket se Edinson Cavani ka zgjedhur që edhe këtë sezon të qëndrojë në Ligue 1, me PSG, ku kunkurenca për fanellën e titullarit do të jetë më e fortë.

Related posts

PAS NDARJES PËR TRADHTINË ME EUGENIA SUAREZ/ Icardi: 3 kushte për Wanda-n për paqe. Futet edhe…

Delo.autor

“ISHIM TË GJITHË FRIKËSUAR NGA TËRMETI”/ Rrëfen trajenri Cungu: Duhet të jemi gati për gjithçka…

Delo.autor

PANIK NË “EURO 2020″/ Mesfushori Eriksen humbi ndjenjat në fushë. Shikoni momentin kur rrëzohet në tokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment