Futboll Premier League Sport

Tjetër REFUZIM për Man United/ DËSHTON transferimi i yllit të Barcelonës

Një tjetër lojtar refuzon të shkojë te skuadra e Manchester United, pasi sot ka dështuar transferimi i mbrojtësit kolumbian Yerry Mina edhe pse oferta ishte 40 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, që shton se shkak i dështimit të bisedimeve është paga e lartë që Mina kërkonte nga skuadra e “djajve të kuq”.

Për pasojë, Jose Mourinho ka vendosur të ndalë bisedimet dhe të fokusohet në objektiva të tjerë në këto ditë të mbetura të merkatos para fillimit të Premier League. Një dështim i papritur, pasi javën e kaluar, drejtuesit e United takuan menaxherin e lojtarit dhe ranë dakord për një kontratë 5-vjeçare, por gjërat janë përmbysur orët e fundit.

Kërkesa e lartë e Mina, 23 vjeç, ka bërë që United të mos vazhdojnë më tej bisedimet dhe të fokusohen në objektiva të tjerë, si Maguire dhe Alderweireld, që ofrojnë edhe më shumë garanci për trajneri Jose Mourinho falë përvojës së tyre.

Related posts

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Delo.autor

OSMANI, DREJTORI I RI I TIRANËS/ Refik Halili e prezanton para skuadrës dhe stafit

Delo.autor

PAMJET/ Nga Messi te Ronaldo, yjet e futbollit botëror me pushime, ka ankth për Neymar me avionin e tij

F.autor

Leave a Comment