Bundesliga Futboll Sport

DEKLARATA E FORTË/ Mateus “braktis” Hënesin: Po SHKATËRRON Bayernin, ai duhet të mbylli…

Legjenda e Bajern Mynih, Lotar Mateus ka folur në lidhje me situatën që është krijuar te ekipi bavarez duke thënë se shkaktari për rënien e klubit vitet e fundit është Uli Hënes. Ish-i i Bajernit ka thënë se presidenti e tepron shpeshherë me deklaratat që ai bën, duke theksuar se janë shumë të dëmshme dhe të panevojshme.

lotar mateus

“Normalisht, një president duhet vetëm të përfaqësojë klubin. Por ai flet shumë për futbollin që bën skuadra, kjo nuk është puna e tij. Mendoj se në situatën aktuale, të flasë më pak është më mirë.” – vuri në dukje Mateus. “Sipas meje, Bajerni bëri gabimin që nuk rindërtoi skuadrën për pjesën më të madhe të saj gjatë verës.

Tani ka humbur mundësinë për ta bëjë një gjë të tillë.”- tha Mateus. Ai ka folur edhe pak në lidhje për trajnerin aktual, Niko Kovaç: “Trajnerit Kovaç i duhet të stërvitë lojtarë të cilët kanë fituar gjithçka në vitet e fundit, shoh se ka mungesë të madhe motivimi te shumë lojtarë. Jam i bindur se ai do të përmbushë kërkesat e Bajernit, për sa kohë që ka besimin e drejtuesve të klubit. Ai ka ADN-në e Bajernit”- ka përfunduar ish-bavarezi.

Related posts

Dridhet Milani, hije falimenti mbi presidentin Li. Në Kinë ndiqej nga kreditorët

Q.Autor

Lewandowski shpallet bindshëm golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sadik.Autor

Interi vuan në sulm, Gabigol shkëlqen te Santosi (Video)

Q.Autor

Leave a Comment