Futboll Premier League

Liverpool po kërkon rikthimin e Susos, gati oferta për Milanin

Liverpool ka humbur shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese Philippe Coutinho.

Ky i fundit ka kaluar në radhët e klubit të Barcelonës për shumën prej 120 milionë euro plus 40 të tjera varësisht paraqitjes së brazilianit.

Por, klubi anglez tashmë është duke kërkuar një zëvendësues të brazilianit dhe këtë si duket e ka gjetur në Itali.

Suso  ka luajtur 14 ndeshje për tre vjet dhe nuk ka shënuar ndonjë gol (Getty Images)

Në fakt, bëhet fjalë për nj rikthim të mundshëm të Susos te The Reds, i cili për tre sezone ishte lojtari i skuadrës nga Anfield Road.

Qëkur mbërriti në San Siro, forma dhe performanca e Susos është rritur dhe tashmë ai është një lojtar kyç për “Rossonerët”, duke shënuar 14 gola në 72 ndeshje të luajtura përgjatë dy sezoneve.

Përveç Susos, emra të tjerë për të zëvendësuar Coutinhon te Liverpooli, janë edhe emra si Riyad Mahrez nga Leicester City dhe mesfushori i Monacos, Thomas Lemar.

Ndryshe, tashmë Liverpoolui ka transferuar mbrojtësin Virgil van Dijk, i cili u bë më i shtrenjti në histori të reparteve mbrojtëse në saje të 84 milionë eurove nga Southampton.

Related posts

I REALIZOI DOPIETË TIRANËS NË MIQËSORE/ Bledar Lila: Do sakrifikoj për Egnatian

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Drejtori sportiv i Bayern bën propozimin bombastik për ta përfunduar sezonin

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Delo.autor

Leave a Comment