Futboll Seria A Sport

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC “tradhëton” REALIN, e ka të qartë se ku do të shkojë

Kalimi i Luka Modriç te Interi është kthyer në çështjen më të nxehtë të merkatos aktuale verore. “Truri i mesfushës” së Real Madridit dhe kapiteni i Kroacisë i ka shprehur drejtuesve të kampionëve në fuqi të Europës dëshirën për t’u larguar nga Madridi. Këtë gjë e fakton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Agjentët e 32-vjeçarit po punojnë maksimalisht në Milano për të kryer me sukses operacionin e kalimit të “gjeniut” të mesfushës në “San Siro”. Nga ana tjetër mësohet se Interi i ka ofruar një pagë të madhe prei 10 milionë € Modricit dhe kontratë për 4 sezone.

Viti aktual ishte mbresëlënës për kroatin, i cili fitoi titullin e katërt të Champions League në karrierë me “Los Blancos” si dhe udhëhoqi Kroacinë drej vendit të dytë në Kupën e Botës ku u shpall lojtari më i mirë.

 

Related posts

“KARIKON” KUQEZINJTË/ Qazim Laçi: Po fituam me Hungarinë, shtrohet rruga edhe ndaj Polonisë

F.autor

BARCELONA NË KAOS/ VIDAL “shpërthen” ndaj trajnerit: Me JUDAT nuk luftoj… (FOTO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenal ndalet në transfertë, Chelsea zhgënjen në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment