Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ POGBA do të LARGOHET nga Man United? BARCELONA ka gati SUPEROFERTËN

Kur Mino Raiola lëviz, diçka e rëndësishme do të ndodhë. Sipas “Mundo Deportivo”, agjenti i fuqishëm ka qenë për disa orë në Angli, veçanërisht në Manchester, ku është gati t’i prezantojë një superofertë Manchester United nga Barcelona për Paul Pogba.

Që francezi dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe se ka një marrëdhënie jo shumë të mirë me José Mourinhon, tashmë nuk është sekret, ashtu sikurse nuk është e panjohur as dëshira e trajnerit Valverde për ta marrë atë në “Camp Nou”, apo mundësia për t’u rikthyer te Juventusi.

Kampioni i Botës është mes një “trinomi” Angli-Spanjë-Itali, ose më mirë të themi United-Barcelona-Juventus, dhe gjithçka do duhet të vendoset brenda datës 9 gusht, kur mbyllet merkatoja në Angli. Mediat spanjolle shkruajnë se Raiola është gati t’i prezantojë një ofertë United, që përfshin Yerry Mina, i cili i intereson Mourinhos, dhe André Gomes, një talent, që vështirë se është përdorur nga katalanasit, por pothuajse gjithmonë vlerësohet diku tjetër, plus dhe një shifër që shkon deri në 112 milionë euro.

Por nuk duhet nënvlerësuar as Juventusi, ku lojtari ka shprehur edhe dëshirën për t’u rikthyer, kjo për shkak të ardhjes së Ronaldos në Itali. Gjithçka pritet të vendoset dy ditët e ardhshme, maksimumi tri, dhe pritet të jetë një goditje e fuqishme, duke qenë se në mes është Mino Raiola.

Related posts

ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit “fiksohet” me shqiptarët, firmos me sulmuesin 20-vjeçar

Delo.autor

Fellaini OPTIMIST/ Fillim i ngadalshëm, por gjithçka është e mundshme për Man United

Isa.Autor

ISHTE OBJEKTIVI NË MERKATON E JANARIT/ Interi përgatit një tjetër ofertë për mesfushorin

Delo.autor

Leave a Comment