Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Muller drejt largimit nga Bayern Munich, Kahn dhe Salihamidzic heshtin

Bajerni i Mynihut nuk i ka ofruar ende një rinovim kontrate Tomas Mylerit. Edhe pse ajo skadon në verën e 2023-shit. Myler është pas Robert Levandovskit dhe Gerd Mylerit, lojtari që ka shënuar më shumë në skuadrën e Bajernit. 223 golat e tij janë parë dhe vlerësuar nga të gjithë.

Me 295 fitore, Tomas është lojtari që ka fituar më shumë ndeshje në Bundesligë. Në këtë sezon, Myler ka qenë vendimtar me skuadrën e tij duke shënuar 6 gola dhe dhënë 18 asiste.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm, ende nuk ka asnjë sinjal për një rinovim të sajën. Nga Premier Liga kanë ardhur interesimet e para për lojtarin. Njukasëll dhe Everton janë gati të bëjnë çmenduri për të marrë shërbimet e lojtarit të kombëtares gjermane.

KAHN DHE SALIHAMIXHIÇ HESHTIN

Ajo që të çudit më shumë është fakti që askush nga drejtuesit nuk ka thënë asnjë fjalë qoftë për largimin e mundshëm ashtu dhe për rinovimin e lojtarit. Ndryshe nga se është vepruar me Robert Levandovskin, kontrata e të cilit skadon gjithashtu në verën e 2023- shit.

A po mendojnë drejtuesit të lënë të lirë Mylerin? Kjo mbetet për t’u parë. Vetë lojtari u shpreh në një intervistë për “Bild” se: “E ardhmja? Nuk i dihet kurrë se çfarë na ka rezervuar e ardhmja. Më pëlqen të fokusohem tek e tashmja. Të shohim”. Një qëndrim në Mynih?

Të paktën me shikim të parë pasi fakt është që drejtuesit nuk do të kërkonin një largim të një nga lojtarëve më të mirë në historinë e klubit. Vetë Myler nuk ka ndërmend të ndalet.

“Mendoj që mund të luaj në këto nivele dhe për 3-4 vite të tjera. Futbolli është jeta ime dhe këtë e bëj me pasionin më të madh”, tha mesfushori që për tri vite do të ishte 36 vjeç.

Për momentin CEO, Oliver Kahn, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç nuk kanë ndërmend të ulen me Mylerin për të biseduar rreth kontratës së tij. Duket se prioritet mbetet Robert Levandovski i cili ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet në fund të sezonit nga kampionët e Gjermanisë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Broja me shokë ëndërrojnë, manjati është gati të blejë Shenjtorët

Delo.autor

“FRIKA E TË KUQVE”/ Atanda “SHOKON” Partizanin, dëmtohet dhe lë në mes stërvitjen

Isa.Autor

Trajneri italian, Capello: Bonucci s’di të mbrojë, ka pasur fat të luajë i lirë tek Juventus

Q.Autor

Leave a Comment