Futboll Premier League Sport

Gabriel Jesus: Skuadrat janë përforcuar, por MAN CITY mbetet FAVORIT për titullin

Gabriel Jesus beson se Manchester City është favorit i padiskutueshëm për ta mbrojtur kurorën e Premier League, pasi të tijtë mundën Chelsea në “Community Shield”. Falë rekordit të Pep Guardiolës, “qytetarët” e fituan titullin me 19 pikë përpara fqinjëve të Manchester United, gjatë sezonit të kaluar.

Dhe ylli i Brazilit, Jesus, i cili kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare në “Etihad”, beson se të tijtë janë favoritë për t’u shpallur përsëri kampionë në Angli. “Manchester City mund të konsiderohet favorit, sepse ne jemi kampionët e tanishëm, – iu tha Jesus gazetarëve.

– Por, ne nuk mund ta arrijmë këtë me fjalë, por në fushën e lojës. Duhet të përqendrohemi në sezonin që do të nisë së shpejti, ekipet e tjera janë forcuar, ndaj do të jetë e vështirë për të gjithë.
Eshtë e logjikshme që skuadrat që do të luajnë kundër nesh do të japin maksimumin, sepse duan ta tregojnë veten kundër kampionëve. Kundërshtarët do të jenë më të motivuar për të na mundur.

Ne duhet të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Të të kujtojmë gjërat e mira, që bëmë, edhe gjërat, që për fat të keq nuk u realizuan, të mësojmë prej tyre dhe të kemi një sezon më të mirë se të mëparshmit”. Manchester City e hap Premier League kundër Arsenalit, në stadiumin “Emirates”, të dielën.

Related posts

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventus gati 30 milion paund për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

DEDIKIM PREKËS PËR ALLEGRIN/ Ja çfarë shkruan Ronaldo për trajnerin (FOTO)

Delo.autor

“GARDHI PORTËS”/ Klop: Ta dija se ALISSON ishte kaq i mirë do paguaja dyfishin

Isa.Autor

Leave a Comment