Futboll Premier League Sport

ARRIHET MARRVESHJA/ Yerry MINA tek GJIGANDËT ANGLEZ për një shifër REKORD

Pas Digne, Yerry Mina! Everton dhe Barcelona kanë arritur një tjetër marrëveshje, kësaj here për transferimin e mbrojtësit kolumbian për 32 milionë euro. Baza e marrëveshjes është praktikisht e mbyllur midis klubeve. Barcelona dhe Everton kanë bërë një negocim të shpejtë dhe kanë vendosur kushtet e transferimit, shumë interesante në pikëpamjen ekonomike.

Barça do të arkëtojë 32 milionë euro nga i riu qendror, që nuk hyri dot në planet e trajnerit Ernesto Valverde. Pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës në Rusi, ku pati një performancë të shkëlqyer me Kolumbinë, e ka lehtësuar rrugën e Mina, që deshi të largohej nga klubi katalanas.

Barcelona dhe Everton po mbyllin detajet e fundit të transferimit; ndërsa futbollisti ka përfunduar edhe akordin kontraktual personal me ekipin anglez. Yerry do të nënshkruajë për pesë sezone. Mbrojtësi kolumbian është lojtari i dytë që ndjek itinerarin Barcelona-Everton, teksa disa ditë më parë e mbylli nënshkrimin e vet një tjetër mbrojtjes, francezi Digne.

Related posts

Liverpool, ja si e priti Karius transferimin e Alisson

Sadik.Autor

“RACIZMI EKZISTON KUDO”/ Thuram “shpërthen” kundër Italisë: Më trishton shumë kjo gjë

Delo.autor

Shevçenko: Shqipëria rrezikoi pak, jam i kënaqur

Sadik.Autor

Leave a Comment