Futboll Sport

ZYRTARE/ Kesika Honda transferohet te ish-skuadra e Besart Berishës

Keisuke Honda nis një aventurë të re. Pas një viti në Meksikë ku u aktivizua me skuadrën Pachuca, ish-futbollisti i Milanit u transfura zyrtarisht në Australi ku do të luajë për ekipin e Melbourne Victory, ish-skuadrën e Besart Berishës. Japonezi, i cili firmosi për një sezon me skuadrën e drejtuar nga Kevin Muscat, deklaroi se është shumë i lumtur për kalimin në një skuadër me shumë tituj dhe se do të japë maksimumin që ekipi të arrijë objektivat.

32-vjeçari ishte pjesë e Japonisë në “Rusi 2018”, që arriti të kalonte fazën e grupeve, por në 1/8-at u eliminua me përmbysje nga Belgjika, duke mos e ruajtur avantazhin 2-0. Me siguri Honda la luajtur botërorin e tij të fundit me përfaqësuesen japoneze.

Related posts

MOMENTE TENSIONI/ Plas sherri në NBA, yjet e Lakersave përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

LAZIO-JUVENTUS/ Pas kombinimeve perfekte, CR7 mposht portierin Strakosha (VIDEO)

Delo.autor

A JU KUJTOHET 6-0? Sheva, Comandini dhe… Milani frymëzohet nga derbi historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment