Futboll Sport

Cantona, “konfident” me Manchester United: Mund të bëhet kampion i Anglisë

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, është i sigurt se të besuarit e Jose Mourinho mund ta fitojnë titullin e Premier League në sezonin 2018-2019. Merkatoja e verës në “Old Trafford” ka bërë pak për të frymëzuar një besim të tillë, megjithatë ish-lojtari i “Djajve të Kuq” mendon ndryshe.

Mourinho ka shfaqur frustrimin e tij në mënyrë të rregullt, kur është fjala për përgatitjet e Manchester United për sezonin e ri, ndërsa koha për të bërë përforcime ka përfunduar. Nënkampionët e Anglisë do ta nisin sezonin e ri kundër Leicester City, të premten. Cantona beson se dominimi i brendshëm mund të restaurohet për “Djajtë e Kuq” dhe kurora që mungon nga viti 2013 mund të bëhet realitet.

Ai tha në një video të postuar në kanalin e tij të Instagram-it: “Këtë fundjavë fillon Premier League. Manchester United do të luajë ndeshjen e parë. Ne besojmë te lojtarët, kështu që ata duhet të besojnë në veten e tyre. Ne jemi të bindur se ju mund ta fitoni titullin këtë sezon. “Come on United!”

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manchester United interesohet për yllin e rivalëve në Premier…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-7

Delo.autor

BEFASON KLOOP/ Trajneri do në ekip SUPER LOJTARIN që i SHKATËRROI SHTËPINË

Isa.Autor

Leave a Comment