Futboll Seria A Sport

Lazio “e etur” për Europën/ IGLI TARE “JOSH” ish-fituesin e Champions League

Dështuan vetëm në fund për të prerë biletën për në Champions League, por kjo nuk e ka stepur Lazion për të afruar lojtarë të rinj që do të garantonin pjesëmarrjen në kompeticionin më të fuqishëm të klubeve të Europës.

Drejtuesit bardhekaltër kanë vënë “në shënjestër” brazilianin Ramires që luan në Kinë me Jiangsu Suning prej dy sezonesh. Mesfushori ka një eksperiencë të gjatë në Europë pasi ka luajtur me Chelsean në vitet 2010-2016 ku ka fituar 1 kampionat anglez dhe Champions League në 2012.

Pengesë është bërë paga e tij e lartë që merr në Kinë, por drejtori sportiv Tarë, i cili është përgjegjësi për menaxhimin e merkatos së bardhekaltërve i kanë ofruar një kontratë me 4 milionë € për 3 sezone, e cila i përafrohet kërkesave të 31-vjeçarit.

Related posts

“SHPRESOJ TË MOS NDALOJ SË SHËNUARI”/ Flet sulmuesi Bardhi: E veçanta e këtij derbi është se do të…

Delo.autor

Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Sadik.Autor

U largua me bujë nga Kombëtarja/ “Tifozët Kuq e Zi” i tregojnë shkopin BEHRAMIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment