Futboll Sport

Josa: Rikthimi? S’kam shkelur në “Selman Stërmasi” që nga stërvitja e fundit me Tiranën

Për Mirel Josën ishte një rikthim i vështirë në aspektin emocional në “Selman Stërmasi”, që është stadiumi i shtëpisë së tij dhe i skuadrës së zemrës, që pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë. Këtë herë Josa ishte kundërshtar me një tjetër skuadër bardheblu, atë të Prishtinës

Ndjesia e rikthimit në “Selman Stërmasi”? Shumë e keqe. Mund të them që është hera e parë që vij këtu që pas stërvitjes së fundit kur kam drejtuar Tiranën para finales së Kupës së Shqipërisë, që e fituam kundër Skënderbeut. Por s’ka shumë rëndësi kjo. Të dyja skuadrave iu shërbeu për të kuptuar gjendjen aktuale.

Duke analizuar më pas miqësoren me Tiranën Josa e pranoi se formacioni i tij është më përpara me përgatitjet për shkak të pjesëmarrjes në Europa League. I pyetur më pas nëse Prishtina do të ishte për vendet e para nëse do të merrte pjesë në Superiore, trajneri Tiranas tha se nuk mund të jepte një përgjigje për këtë, sepse skuadrën e ka përgatitur për garën që e pret në kampionatin kosovar.

Related posts

E ÇUDITSHME NË NDESHJEN UELLS-ÇEKI/ Nuk interesohet fare për topin, Bale godet keq futbollistin… racist (VIDEO)

Delo.autor

Formula 1/ Wolff nuk është i sigurt për të ardhmen dhe iu çon mesazh pilotëve

Sadik.Autor

Beppe Marotta përgatit një mini revolucion tek Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment