Futboll Premier League Sport

Agjenti i Pogbasë e çon te Barça/ Ish-legjenda e Man United “mllef” ndaj klubit anglez

Thashethemet e merkatos kanë bërë një zhurmë të madhe këtë verë. Agjenti i yllit francez të Manchester United Paul Pogba Mino Railoa ka fluturuar në Katalunjë për të realizuar një nga transferimet më të bujshme në histori.

Por situata në fjalë nuk i ka pëlqyer aspak ish-legjendës dhe kapitenit të “Djajve të Kuq” Rio Ferdinand, i cili bën presion që drejtuesit të mos e dorëzojnë 25-vjeçarin kampion bote.

” Mos guxoni ta lejoni këtë gjë. Manchester United është shtëpia e Pogbasë!! Jepuni fund këtyre thashethemeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe merrni Alderwield”, shkruan Ferdinand.

Barcelona e kërkonte që në fillim të korrikut mesfushorin francez dhe zërat e merkatos kanë krijuar idenë se blaugrana do të realizojë një tjetër goditje këtë verë.

Related posts

KUPA E KOSOVËS/ Prishtina eliminon Feronikelin e Duros me penallti, Drenica zhgënjen ndaj Dukagjinit

Delo.autor

REZULTATE KATASTROFALE/ Lopetegui: “Nuk dorëhiqem, REALI do të festojë…!”

Isa.Autor

Cicinho: Kur isha te Real Madrid pija deri sa më binte të fikët

Sadik.Autor

Leave a Comment