Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA MODRIC-REAL” PËRFUNDOI/ Ky do të jetë EKIPI I RI i mesfushorit kroat

“Modric dëshiron të largohet nga Real Madrid, por më parë duhet të dëgjojë atë që klubi ka për t’i thënë”. Është ky njoftimi i publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive, “AS”, që raporton atë që kroati i ka komunikuar përfaqësuesve të tij.

“Pozicioni i Modric nuk është i prerë radikalisht, sikurse ishte Cristiano Ronaldo, apo si në rastin aktual të kroatit tjetër, Kovacic. Luka është shumë i tunduar nga oferta ekonomike e Inter. Klubi italian i ofron 10 milionë euro në sezon për 4 vite, një rritje me 65%. Për më tepër ekziston edhe një tjetër propozim që tërheq edhe më shumë Modric. Suning i ka propozuar edhe dy vite të tjera kontratë te Jangsu, në Kinë. Kështu, Modric do ta mbyllte karrierën e tij në moshën 38-vjeçare me 60 milionë euro neto të arkëtuara”, citohet e përditshmja madrilène “AS”.

“Kjo ofertë ka joshur Modric, por afeksioni që ka për Real Madrid bën që pozicionimi i tij të mos jetë radikal. Kroati dëshiron të komunikojë me klubin dhe me trajnerin, pas rikthimit nga SHBA. Nëse Real do të barazonte ofertën e Inter, atëherë ai do të vazhdojë në Madrid, edhe për mirënjohje dhe për respekt ndaj tifozerisë. Real e ka deklaruar të pashitshëm, ndaj e vetmja mënyrë largimi është që Modric të dalë publikisht dhe të kërkojë transferimin. Është 32 vjeç dhe kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe në jetë. Një vlerësim ky që peshon po aq sa dhe afeksioni i tij për Real”, vijon “AS”.

Përgatiti:AlepeNews.al

Related posts

Mourinho revolucion në mbrojtje, vijnë Bonucci dhe Maguire

Isa.Autor

Si u paraqit Serie A përgjatë 2017. Nga titulli i 6-të radhazi i Juventusit tek Napoli ‘Kampion Dimri’

Q.Autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Chiellini mbrojtësit Rrahmani tek rasti i penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment