Bundesliga Futboll Sport

Rummenigge ngre ALARMIN/ Mund të ketë sërish LARGIME nga BAYERN

Presidenti i Bayern Mynih, Karl-Heinz Rummenigge, ka bërë me dije sot se ka gjasa që deri në fund të merkatos të tjerë lojtarë të largohen nga skuadra bavareze. Ai i referohet fakti se skuadra kampione e Bundesligës ka bollëk lojtarësh në mesfushë, ndaj dikush do të lërë ekipin gjatë merkatos së verës. “Është normale që ka shumë zëra për afrime e largime lojtarësh. Gjatë merkatos. Të gjithë e dinë se ne kemi 9 mesfushorë, pra nga 3 lojtarë për çdo pozicion”, tha Rummenigge.

“Janë shumë. Bashkë me trajnerin kemi biseduar dhe kemi rënë dakors se nëse ndonjëri nga lojtarët dëshiron të largohet, nuk do ta pengojmë”, u shpreh më tej rummenigge. Kohët e fundit është përfolur se Thiago Alcantara kërkon të shkojë te Barcelona, ndërsa Sebastien Rudy kërkohet nga Leipzig. Pra, të gjitha gjasat janë që largimet të ndodhin në mesfushë, ndërsa largimi i sulmuesit Robert Lewandowski nuk do të lejohet. “Ai është pjesë e ekipit dhe besoj se sezonin tjetër do të thyejë rekordin e 30 golave”, tha Rummenigge.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një kundërsulmi të “Tulipanëve”, mbrojtësi Dumfries ndëshkon Austrinë (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E DEA GEAS LARG ANGLISË/ Solskjaer piketon dy zëvendësuesit, ja emrat e kandidatëve

Delo.autor

Nuk kanë fund problemet për Kaçen, Panathinaikos në telashe

Sadik.Autor

Leave a Comment