Futboll Seria A

Montolivo: Kemi humbur shumë kohë me Montella-n

Pjesa e parë e sezonit të Milan ka qenë shumë zhgënjyese: “Besoj se problemi ka qenë se askush nuk priste të kishim kaq shumë vështirësi, – ka pranuar Riccardo Montolivo për ‘Corriere della Sera’. – Nuk ishim gati, prisnim të kishim një ecuri më të mirë”. Vështirësi këto që duket se janë krijuar nga disa zgjedhje të ish-trajnerit Montella:

“Ndryshimi i skemës pas humbjes me Lazio-n ka vështirësuar gjithçka, edhe pse e kemi zhvilluar fazën përgatitore në një mënyrë të caktuar dhe, më pas, në mesin e shtatorit kemi ndryshuar sistemin e lojës. Kemi humbur akoma më shumë kohë dhe besim”, ka thënë mesfushori kuqezi.

Montolivo, në vazhdim, i ka thurur elozhe trajnerit të ri: “Po punon me shumë pasion, askush nuk e ka në zemër Milan-in më shumë se ai. Cilësia e tij më e mirë është se nuk ndryshon mentalitet, pavarësisht nëse fitojmë apo humbasim një ndeshje”.

“Uroj që ky të jetë viti i Cutrone-s. Ka qenë një surprizë e bukur, por nuk duhet harruar se tani vjen pjesa më e vështirë, në të cilën të gjithë do të presin më shumë nga ai. Por besoj se Patrick do t’ia dalë”, ka përfunduar Montolivo.

Related posts

“LOJTARI MË I MIRË I FIFA-s”/ Klopp sugjeron se kujt duhet t’ia japin “Topin e Artë” mes Messit dhe Van Dijk

Delo.autor

SHTOHET KONKURRENCA NË ANKAND/ Roma futet në garë për Icardin, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

VENDIMI PËRCAKTUES/ Zbardhen datat e gjyqit, CAS “surprizon” Skënderbeun

Isa.Autor

Leave a Comment