Gossip

Punëtori ganez quan djalin “Silvio Berlusconi”: Ja pse e bëra

Një histori kurioze, që ka lidhje me futbollin dhe politikën, ka ardhur nga Modena, ku inxhinieri ganez, Anthony Bohaene, ka vendosur ta quajë djalin e tij “Silvio Berlusconi” në nder të ish-kryeministrit të Italisë dhe ish-presidentit të Milan, i cili i ka dhënë atij lejen e qëndrimit.

Bohane, i cili jeton në Itali prej 16 vitesh, më saktësisht që nga 2002, është transferuar në Modena në 2004-ën, pas dy vitesh të kaluar në Palermo. Djali i vogël tani është tetë vjeç dhe kur ka ardhur momenti për ta regjistruar në zyrat e gjendjes civile, zgjedhja e emrit ka qenë e lehtë. “Silvio Berluconi” ka qenë emri i zgjedhur, në nder të ish-numrit një të kuqezinjve.

Këto kanë qenë fjalët e Anthony Bohaene: “Kryeministri më pëlqen shumë si njeri, për mënyrën si lëviz, edhe pse nuk kuptoj shumë nga politika”. Burri dhe djali janë, siç mund të pritej tifozë të zjarrtë të Milan-it dhe i vogli beson se Berlusconi është gjyshi i tij:

“E vetmja gjë që i pëlqen të shohë përveç ndeshjeve të kuqezinjve në tv është pikërisht Silvio Berlusconi. Kur e shikon në televizor çmendet: kap telekomandën dhe nuk lejon njeri që të ndërrojë stacion”.

Related posts

MODELJA JOSHËSE/ Aurah Ruiz reagon ndaj Jese: Aladin, nuk jam Jasemini yt (FOTO)

Isa.Autor

I PASKA IKUR “TRURI”/ Wanda publikon foto +18, “BOMBA” E ICARDIT ANULON KOMENTET sepse…

Isa.Autor

LAZIO FITOI SUPERKUPËN E ITALISË/ Tifozja “tërbohet” me pozën e postuar në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment