Futboll Seria A Sport

RRITET BESIMI/ INTERI pret takimin MODRIC-PEREZ dhe “paktin mes zotërinjsh”

Gjithçka do të varet nga takimi me Florentino Perezin. Eshtë gjithmonë pika ku rrotullohet ëndrra e Interit për të veshur zikaltër ëndrrën e një nate vere: Luka Modriç.

Eshtë gjithçka në dorën e Modriçit dhe në ballafaqimin që do të ketë me presidentin e Realit, duke i kërkuar që të lirohet nga klubi dhe zgjedhur të njëjtën linjë me Kristiano Ronaldon.

Nënkampioni i botës do të “përmbushë” të famshmen “gentleman agrement”, pra akordin mes zotërinjsh me Perezin; Interi ka marrë siguri në lidhje me këtë çështje dhe nëse Florentino Perez do t’i qëndrojë fjalës së dhënë, atëherë Modriç do të fluturojë për në Milano, për vizitat dhe firmën, pasi akordi mes palëve është gjetur tashmë.

Pra, duhet pritur përgjigjia e Perezit, sepse vlera nuk do të ishte më 750 mln euro, si në rastin e Ronaldos, pra 1 miliardë euro, por shumë herë më pak, rreth 40 mln euro në total, pa harruar komisionet për agjentët dhe sidomos rrogën e lojtarit, që do të paguhet edhe në formë sponsorizimesh nga Suning.

Një takim vendimtar, pra, mes vullnetit të lojtarit dhe gentleman agrement që duhet të ketë vlerë.

Reali sot postoi foton e fanellës së tretë me Modriçin si imazh, por ajo fotografi është bërë që përpara Botërorit dhe ndaj nuk ka ndonjë vlerë. Fundja, ishte Perez ai që tha “Ronaldon nuk e shes edhe nëse më japin aq kilogram flori sa peshon Kristiano”…

Related posts

INTER-MILAN/ Trajneri Conte merr lajmin e hidhur nga Skriniar para derbi

Delo.autor

MILANI NË KAOS/ Gattuso kritikon mesfushorin “defektoz”: Duhet të mësojë si të fitojë topin

Isa.Autor

SPECIALE/ Hoqi dorë nga Reali në momentin më të mirë, ZINEDINE ZIDANE nga fillimi i karrierës deri më sot

Sadik.Autor

Leave a Comment