Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Dinamo-Laçi. Rezultati 1-1

Dinamo dhe Laçi hapin sot javën në Kategorinë Superiore me një duel mjaft interesant mes dy skuadrash që e kanë nisur rrugëtimin e këtij sezoni në mënyra të ndryshme.

Dinamovitët fituan ndeshjen e parë dhe duan të konfirmohen edhe në të dytën kundër kurbinasve. Trajneri Shkëmbi nuk ka bërë asnjë ndryshim në krahasim me suksesin e pak ditëve më parë, duke i besuar Çinedu në sulm me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi pas krahëve të tij.

Ndërkohë, te Laçi ka vetëm një lëvizje në krahasim me një javë më parë. Mazrekaj është në stol, pasi nuk është në formën më optimale dhe në vend të tij është i riu Sulovari nga minuta e parë.

 

LIVE| DINAMO-LAÇI 1-1

53′ Shehu (autogol)

Komenti Live

90′ Laçi provon gjithçka në fundin e ndeshjes, kurbinasit hidhen në sulm për golin e barazimit.

87′ Zëvendësim në radhët e Dinamos, largohet Agim Ibraimi, në fushë Kevin Berberi.

83′ Tre zëvendësime në radhët e Laçit: Prenga për Zarubicën, Zulfija për Ademin dhe Klinti Qato për Juljan Shehun.

80′ Situatë e tensionuar në fushë, futbollistë e Laçit kërkojnë faull pas një pretendimi për prekje të topit me dorë nga Eni Imami. Mazrekaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

77′ Bardhi tenton të bëhet menjëherë protagonist, por godet keq pas një pasimi të mirë të Demirit.

75′ Zëvendësim në radhët e Dinamos, largohet Siljanovski dhe i bën vend Edis Maliqit, ndërsa Patrik Bardhi zë vendin e Mihanës.

71′ Mazrekaj tenton të bëjë gjithçka vetë, driblon bukur Haxhiun por goditja është e lehtë dhe përfundon në duart e gardianit Harizaj.

69′ Rast i mirë për Laçin, Mazrekaj gjen bukur Shehun, mesfushori godet por pret Harizaj.

66′ Karton i verdhë për Siljanovski pas një faulli në dëm të Mazrekajt.

64′ Largohet Giundo, në fushë Mentor Mazrekaj për Laçin.

60′ Çinedu kombinon bukur në zonë me Rimal Haxhiun me këtë të fundit që pretendon për penallti pas një kontakti në zonë me Veliajn, por për gjyqtarin nuk është asgjë.

58′ Rast i artë për Laçin, Harizaj shpëton Dinamon. Guindo gabon gjithçka duke goditur keq me portën thuajse të boshatisur.

53′ GOOOOOL Dinamo 1-0/ Blutë kalojnë në avantazh me një autogol të shkaktuar nga Shehu pas krosimit të Isaevskit nga e majta.

52′ Karton i verdhë për Julian Shehun. Mesfushori i Laçit ndalon me faull për të disatën herë kapitenin e Dinamos agrim Ibraimi.

49′ Minutat e para të pjesës së dytë nisin mirë për Laçin, kurbinasit tentojnë të dalin në sulm me pasime të shumta në mesfushë.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësime, lë fushën e lojës Gavazaj për Dinamon, në vend të tij Rimal Haxhiu.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi e nisi vrullshëm, por me kalimin e minutave Dinamo mori kontrollin e lojës duke tentuar disa herë portën me kapitenin Ibraimi e Demirin. Vlen për tu theksuar goli i realizuar nga Shofranac i cili u anulua me VAR nga gjyqtari Ferataj pas një sinjalizimi në kufje. 

44′ Pasi konsultohet me VAR-in gjyqtari Ferataj anulon golin për pozicion jashtë loje. Momenti më i dyshimtë deri tani në Superiore.

42′ Shofranac kalon në avantazh Dinamos pas një harkimi të bukur nga e majta, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Moment i dyshimtë ku pritet të ndërhyjë VAR-i.

39′ Sërish e rrezikshme Dinamo, kësaj here provon kapiteni Ibraimi me një gjuajtje të bukur, por Sherri pret sërish.

37′ Alen Sherri bën heroin. Portieri i kurbinasve pret saktë një goditje të Demirit nga jashtë zone, duke e devijuar topin në goditje këndi.

34′ Mundësi e mirë për Dinamon, por Sidibe ndërhyn ashpër në dëm të kapitenit të kurbinasve Ignjatoviç dhe për gjyqtarin është faull.

31′ Përplasje e fortë në mesfushë midis Shehut dhe Çinedu, me këtë të fundit që mbetet shtrirë në mesfushë,  por gjyqtari lejon avantazhin e lojës.

29′ Skemë e rrezikshme nga ana e Laçit, kurbinasit tentojnë të gjejnë golin e avantazhit, por pa rezultat.

28′ Mundësi e mirë për kurbinasit, Zarubica fiton një faull afër zonës pas një dueli me Shofranac.

24′ Imami hap bukur topin në krah për Mihanën. me këtë të fundit që i vjedh kohën mbrojtësit Roganoviç dhe fiton faull.

23′ Ardit Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Enis Gavazajt.

21′ Kundërpërgjigjet Laçi. Deliu provon të godasë nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e portës të mbrojtur nga Edvan Bakaj.

20′ Zgjohet Dinamo. Skuadra e Shkëmbit kap në befasi mbrojtjen e Laçit, por Çinedu bën faull në sulm në dëm të Renato Malotës.

18′ Ibraimi ekzekuton goditjen e dënimit, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën. Rast i mirë për të shënuar për Dinamon.

16′ Agim Ibraimi fiton një faull në një zonë të rrezikshme pas një kontakti me Julian Shehun në mesfushë.

15′ Guindo bën një ndërhyje të ashpër ndaj Eni Imamit duke e goditur me bëryl në fytyrë. Gjyqtari akordon karton të verdhë për sulmuesin e kurbinasve.

14′ Blutë tentojnë të dalin para me Gavazajn, por krosimi i tij pastrohet nga zona e Laçit.

10′ Dinamo pa ide në 10 mintuat e para. Skuadra e Shkëmbit e ka të vështirë të dalë përpara. Laçi e ka mbyllur në gjysmëfushën e saj.

8′ Shehi provon të godasë, por topi devijohet dhe përfundon në goditje nga këndi për Laçin.

4′ Rast i artë për Laçin, Ademi harkon bukur në zonë, Zarubica godet keq duke humbur shansin për të kaluar në avantazh kurbinasit.

3′ Guindo provon të bëhet i rrezikshëm në zonë, por e mbyll bukur Eni Imami.

1′ Starton sfida. Laçi shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Para startit të sfidës mbahet 1 minutë heshtje në nder të fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali që humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e koronavirusit. 

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Muriqi ndihmon Fenerbahcen të marrë tre pikë me gol dhe asist

Delo.autor

I DASHURUAR ME BLERJEN E FUNDIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për të kthehem në stadium

Delo.autor

FESTON 34-VJETORIN/ Shokët e kombëtares e surprizojnë “Pleshtin” me dhuratat e “veçanta” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment