Futboll Premier League Sport

Në Angli nuk falin/ TIFOZËT kërkojnë SHKARKIMIN e Sarrit nga CHELSEA (FOTO)

Premier Liga nuk ka nisur ende, por për Mauricio Sarrin kanë nisur kohët e vështira. Aventura në stolin e Çelsit pritej e vështirë, duke parë vështirësitë e klubit në merkato, po anashkaluar edhe dashurinë e tifozëve për paraardhësin Antonio Konte. Prandaj mjaftoi humbja e parë në Superkupë kundër Sitit për të nisur edhe kritikat e shtypit dhe tifozërisë.

Kjo e fundit e ka pushtuar “Twitter”-in me hashtagun “#Sarriout”, që nuk ka nevojë për përkthim dhe kërkon kokën e trajnerit pas vetëm disa javësh në stol. Por, veç gjendjes emocionale të tifozëve, edhe shtypi ishullor është treguar kritik në analizën për premierën e Çelsit të ri. “Si pjesa më e madhe e kolegëve të tij në Premier, ish-trajneri i Napolit është një ideolog: nuk do ta modifikojë qasjen e tij për lojën në bazë të karakteristikave të skuadrës. Te Napoli nuk fitoi kurrë asnjë trofe. Puna e tij do të nisë prej këtu tani që vera do t’i lërë vendin vjeshtës së freskët. Dhe stoli i tij do të bëhet më i nxehtë”, shkruan “The Times.

Related posts

NBA playoff/ Warriors dhe Raptors nuk gabojnë, befason Pelicans

Sadik.Autor

“Neymar s’ka klauzolë prishjeje në kontratën me PSG-në”

Sadik.Autor

RIVESH DOREZAT NË VLORË/ Portieri Xhika: Do ta mbyll këtu, Partizani është shtëpia ime

Isa.Autor

Leave a Comment