Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Miqësore me “aromë Championsi”, Ronaldo “kthehet” në Madrid

Cristiano Ronaldo do të kthehet për herë të fundit “Santiago Bernabeu” për t’i dhënë lamtumirën skaudrës dhe tifozëve madrilenë në mënyrën e duhur.

33-vjeçari që tani e tutje do të jetë futbollist juventin është ftuar nga klubi madrilen për t’u nderuar për kontributin dhe suksesin që “Los Blancos” arritën në dekadën e fundit. Ceremonia do të bëhet në takimin e përvitshëm miqësor që Real Madrid organizon me një skuadër të zgjedhur për nder të presidentit më jetëgjatë dhe më të suksesshëm të klubit Santiago Bernabeu.

Këtë herë spanjollët kanë zgjedhur Milanin për të vendosur se kush do të fitojë çmimin “Santiago Bernabeu”. Ky është një takim luksi duke patur parasysh që të dyja klubet kanë fituar të marra së bashku plot

Ftesa për të nderuar çdo lojtar që ka lënë gjurmë me madrilenët në histori është një traditë që kampionët në fuqi të Europës e kanë respektuar vit pas viti.

Related posts

“FRYMËZOHEM NGA RONALDO DHE E KAM SI UDHËRRËFYES”/ Sulmuesi Hoxhaj: Thyej tersin e vlonjatëve në Shkodër

Delo.autor

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

Sadik.Autor

SHQIPËRIA MBAN SHPRESA/ Brajan Gruda tregon se e ka mendjen vetëm te Gjermania

F.autor

Leave a Comment