Futboll Premier League Sport

SUPER FAVORITËT/ Guardiola paralajmëron RIVALËT: Man City është përmirësuar 

Pep Guardiola ka paralajmëruar rivalët e Premier League se Manchester City i tij do të jetë më i përmirësuar se sezonin e kaluar, kur ia doli të fitojë titullin kampion me diferencë të madhe pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Skuadra e Guardiolës është sërish favorite për këtë trofe në Angli, ndërsa po përgatitet për ta nisur sezonin e ri në transfertën e Arsenalit, të dielën. Trajneri katalanas shpreson të shohë edhe më shumë episode dominante nga Manchester City, pasi beson se gjithmonë ka vend për përmirësim të lojtarëve të tillë si Sergio Aguero, Kevin De Bruyne dhe David Silva.

“Çdo lojtar mund të jetë individualisht më i mirë, kështu që dikush që mund të xhirojë në mënyrë të përkryer me këmbën e tij të djathtë, mund ta bëjë këtë edhe me të majtën e tij, – tha ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich. – Kur përmirësoheni individualisht, ju keni përmirësuar edhe ekipin. Ju nuk mund të keni një lojë të përsosur. Nuk ka në botë një ekip të përsosur. Gjithmonë mund të përmirësosh në futboll”.

Megjithatë, Guardiola nuk pret që të jetë një vit i lehtë për kampionët në fuqi të Anglisë, pasi rivalët e tyre do të jenë në formë edhe më të mirë: “Ajo që ne kemi qenë në gjendje të bëjmë ezonin e kaluar çdo ekip mund ta bëjë këtë, veçanërisht pesë kandidatët kryesorë. Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool do të jenë sfidues për ne”.

Related posts

“NUK SHIKOJ NGJASHMËRI ME MOURIHO-N”/ Prezantohet trajneri Sarri: Dua një skuadër që jep shpirtin në fushë

Delo.autor

Benatia kërcënon Dybalan: Jam gati të luaj në krah të Higuain

Q.Autor

MESFUSHORI PO SHKAKTON POLEMIKA/ E ëma Jorginhos: Ishte i frikësuar për vdekje, Thoshte se…

Isa.Autor

Leave a Comment