Futboll Sport

Superkupa e Kosovës/ Finalja Drita-Prishtina, teston stadiumin “Fadil Vokrri”

Inspektorët e UEFA-s kanë ndezur dritën jeshile për testimin e stadiumit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, me Superkupën e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës, që do të zhvillohet më 13 gusht. Impianti i kryeqytetit kosovar është vizituar gjatë kësaj të mërkure nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ministri Gashi tha se është i lumtur që Kosova më në fund do të ketë një stadium të kategorisë së katërt, i cili plotëson kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s. Edhe kryetari Veseli shtoi se nuk do të ndalen me kaq, pasi shumë shpejtë do të ndërtojnë edhe stadiumin në Mitrovicë, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e Ligës së Kombeve që startojnë në shtator do t’i zhvillojë në Prishtinë.

Related posts

Guardiola sulmon Chelsean dhe Unitedin: Nuk e duan VAR-in

Sadik.Autor

“JEMI +13 NGA REALI”/ Xavi feston pas “X” me Girona-n, flet edhe për Messi-n

F.autor

CRYSTAL PALACE – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” do të tentojë të vazhdojë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment