Futboll Seria A Sport

DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

Erdhën bashkë në Milanello, rreth orës 17:30, përpara se të vinin futbollistët e tjerë, si një zakon i vjetër. U takuan me lojtarët pasi më parë kishin bërë punën e tyre duke rregulluar afrimin e Bakayoko nga Chelsea.

Drejtuesit e ri të Milan, Paolo Maldini dhe Leonardo, janë paraqitur për Milanello, për stërvitjen e parë të ekipit pas kthimit nga SHBA, ku ishte i pranishëm edhe blerja e re Gonzalo Higuain. Ka pasur disa lojtarë që kanë qenë edhe të emocionuar kur takuan Maldini e Leonardo, që e ndoqën stërvitjen nga jashtë fushe.

Shumë buzëqeshje dhe harmoni, por edhe punë, sepse Gattuso nuk toleron në këtë aspekt. Trajneri ka folur me lojtarët, më pas e kanë marrë fjalën Maldini dhe Leonardo. Ka nisur puna për rikthimin e Milan të madh…

Related posts

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Lojtari i momentit te Tirana humbet Derbin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Kukësit

Delo.autor

PAS LIDHJES SË GJATË ME BLOGEREN/ El Shaarawy ndahet nga e dashura “historike”, shkak bëhet… Mourinho

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida me Wolves dhe Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment