Futboll Sport

E BUJSHME/ Nga Triplete me Inter tek lojtar stoli në Indi, shikoni shakanë argëtuese të “Le Iene”

Goran Pandev tashmë është italian… i adoptuar.

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, flamur i Genoa-s, në Itali që në moshë të re, ka luajtur vetëm në Serinë A, duke përjashtuar një eksperiencë të shkurtër te Galatasaray.

Si do ta merrte një shitje të tijën nga ana e klubit, ndoshta për të përfunduar në një kampionat jo të nivelit të lartë dhe jo shumë afër si ai indian?

Kjo është shakaja që kanë organizuar për të Le Iene, emisioni i famshëm i mediaset, që në një nga shakatë e tyre të zakonshme kanë vënë në shënjestër sulmuesin me bashkëpunimin e menaxherit të tij dhe të disa shokëve të skuadrës: Biraschi, Criscito, Perin dhe Sturaro, që i kanë ngritur një kurth të bukur 7-vjeçarit.

Gjatë një darke të qetë me skuadrën, në kulmin e merkatos së futbollit, i zoti i shtëpisë Criscito ka thënë se ka marrë një propozim nga India dhe Pandev i ka shpjeguar se nga ato anë nuk rrihet edhe aq keq.

Më pas, rastësisht, ka rënë zilja e telefonit të sulmuesit. Nga ana tjetër është menaxheri i tij Leonardo Corsi, që ka folur për dëshirën e presidentit Preziosi për të rinuar skuadrën. Dhe për rrjedhojë ka vendosur ta shesë te skuadra e vetme që ka bërë një ofertë për të: një skuadër indiane.

Maqedonasi, pavarësisht se s’kishte pak që ia kishte këshilluar Criscito-s eksperiencën, nuk ka qenë shumë entuziast: “A mund të shkoj në Indi unë në moshën 38 vjeç?”, ka pyetur menaxherin.

Klubi, natyrisht, është ai që është interesuar edhe për mbrojtësin dhe ka një histori shumë italiane: Chennaiyin, skuadra e drejtuar pak vite më parë nga Materazzi dhe ku ka luajtur edhe Nesta.

Shokët e skuadrës kërkojnë ta bindin Pandev-in, duke i shpjeguar se Chennaiyin ka shumë lojtar ballkanas, por ideja nuk e bind lojtarin, edhe për shkak të një reagimi të parashikuar të familjes:

“Nëse u them se duhet të shkoj, më vrasin”, ka thënë sulmuesi.

Telefonata tjetër e menaxherit është tragjikomike. Kontrata e ofruar nuk është nga ato të pasurat, përkundrazi: 72 mijë euro në vit plus bonuse prej 10 mijë eurosh, jo saktësisht një ofertë nga ato që të ndryshojnë jetën. Ai që e pëson më keq është menaxheri, i cili ka marrë edhe disa fjalë të pista: “Pak më respekt, nuk jam i ardhuri i fundit”.

Situata është komplikuar edhe më shumë nga protestat e tifozëve, që nuk duan që të largohet dhe kanë shkuar poshtë shtëpisë së Criscito-s me një parullë që e cilësonte Pandev si tradhtar, duke e detyruar të zbresë poshtë për të folur.

Fatmirësisht, më pas vijnë Le Iene, që kanë shpjeguar se bëhej fjalë për një shaka.

Related posts

Pesë gjërat pozitive të REALIT në ndeshjen hapëse të La Ligas pa RONALDON

Isa.Autor

LARGIMI I ICARDIT NGA ITALIA/ Wanda Nara tregon si e ndihmoi partnerin e saj: Ne femrat kemi shqisën e gjashtë…

Delo.autor

Fenerbahce një hap larg gjysmëfinaleve, Olympiacos hakmerret ndaj Zalgiris

Sadik.Autor

Leave a Comment