Futboll Sport

E rrallë, i dënuari luan me gjurmuesin elektronik në këmbë…

Kampionati skocez sapo ka nisur dhe që tani fillon të dhurojë emocione. Personazhi i javës së parë ishte pa asnjë dyshim Paul McGowan, 31-vjeçari i Dundee FC, që ka hyrë në fushë kundër St Mirren duke mbajtur veshur në këmbë një aparaturë elektronike tërësisht speciale. Arsyeja? Mesfushori është dënuar me punë të detyrueshme sociale dhe duhet të mbajë veshur gjurmuesin elektronik për dy muaj pasi ka pështyrë një truprojë të një lokali në Dundee. Nga ora 19:00 deri në 7 të mëngjesit ai nuk mund të dalë nga shtëpia.

Futbollisti ka pranuar fajin për pështyrje të truprojës në kushte të dehjes, me rastin e festës së klubit. Madje McGowan rrezikoi të përfundojë në burg, duke marrë në konsideratë precedentët e shumtë, 5 dënime penale që nga viti 2010. Gjithsesi, gjykatësi e ka dënuar me dy muaj punë të detyrueshme dhe me detyrimin për të mbajtur një gjurmues elektronik. Për shkak të dënimit për të mos dalë nga shtëpia në orarin 19:00-07:00, futbollisti nuk do të mund të aktivizohet në ndeshjet e mbrëmjes.

Related posts

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury është mbreti i ri në boks, mposht Wilder

Delo.autor

KA REZULTUAR POZITIV ME DOPING NË FINALE KUNDËR JUVES/ Vjen reagimi i REALIT për RAMOSIN

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ky është objektivi i vetëm i Ferrarit për këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment