Futboll Premier League Sport

Manchester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë (VIDEO)

Mançester Siti nuk ka të ndalur. Skuadra e Guardiolës shpartalloi Hudersfilldin me rezultatin 6-1 në takimin e dytë të Premier Ligës. Ishte Serxhio Aguero njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi. Argjentinasi shënoi tripletë dhe i siguroi fitoren qytetarëve. Golin e parë sulmuesi e shënoi pas një topi të gjatë të dhënë nga portieri Ederson.

Gabriel Zhezus dhe David Silva ishin autorët e golave të tjerë, ndërsa goli i gjashtë u shënua nga Kongolo në portën e tij.

Me fitoren e sotme, “qytetarët” kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe me një golavarazh +7. Sfidën e radhës Mançester Siti do ta luajë në transfertë ndaj Volvesit.

Related posts

EURO 2024/ 8 skuadra në garë për trofeun, ja çfarë surprizash solli raundi i të 16-ave si dhe favoritët për të shkuar në Berlin

F.autor

GODITJE E RËNDË PËR RUSINË/ Përjashtohet nga Botërori i 2020-ës

Delo.autor

Trajneri i Karabakut “ngacmon” Cungun: Le të luajnë në mbrojtje, ne e mbyllim për 90 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment