Futboll Seria A Sport

Donnarumma “ndez” aksin Milano-Paris, në lojë edhe Di Maria-Rabiot-Draxler

Paris Saint Germain rikthehet të interesohet për Gianluigi Donnarumman. Sipas mediave italiane, parizienët kanë ofruar një shifër që mendohet të jetë mes 35 dhe 40 milionë eurove, por që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit kuqezinj. Por, nëse një tratativë do të nisë mes 2 klubeve, mund të bisedohet dhe për Rabiot ose Di Marian, i cili vlerësohet 45 milionë euro nga klubi francez (me kontratën që i skadon pas 1 viti).

Marrëdhëniet e mira që Leonardo ka me kampionët e Ligue 1 bën që kjo pistë të mos lihet pas dore. Një fakt tjetër është se, aktualisht, kuqezinjtë kanë 5 portierë në grup. Chelsea theu rekord për portierin më të shtrenjtë në histori me blerjen e Kepas dhe njëkohësisht iu mbyllën dyert transferimit të Reinas te blutë e Londrës. Gjithsesi, spanjolli e kishte shprehur dëshirë e tij për të qëndruar te Milani.

Për të mos harruar se Parisi mori dhe Gianluigi Buffon e gjithashtu ka në skuadër Kevin Trapp e Alhonse Areola. Në këtë moment, klubi italian po kërkon një mesfushor cilësor dhe PSG ka të paktën 3 të tillë që mund të kënaqin skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso: Rabiot, Draxler e Di Maria.

Related posts

VIDEOLAJM/ Tifozi shqiptar heq flamurin serb në Dortmund, shpërthejnë mediat në Beograd: Provokim

F.autor

TRIUMFOJNË NË “NIKO DOVANA”/ Turkaj i dhuron Laçit fitoren dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Interin e ndjek “mallkimi” përballë Kampionëve të Italisë

Delo.autor

Leave a Comment