Futboll Sport

Messi rritet në përgjegjësi, ja çfarë e ka graduar Barcelona

Lionel Messi është emëruar si kapiteni i ri i Barcelonës, pas largimit të Andres Iniesta nga “Camp Nou”. Argjentinasi ndërkombëtar, i cili tashmë e mban shiritin në krah edhe për kombëtaren e tij, zëvendëson në këtë rol Iniestën, pas lëvizjes së tij te Vissel Kobe (Japoni), në fund të sezonit 2017-2018.

Messi ka qenë zëvendëskapiten zyrtar i katalanasve që nga viti 2015, por tani do t’i udhëheqë kampionët e La Liga-s në baza të përhershme, me shiritin në krah. Sergio Busquets merr përsipër të bëjë zëvendëskapitenin në vazhdim, ndërsa Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë bashkuar me ekipin e udhëheqjes, me katër persona, ku kuarteti ka ardhur përmes “La Masia”, para se të përfundojë në ekipin e parë.

Messi do të shpresojë të fitojë trofeun e tij të parë si kapiten i Barcelonës të dielën, pasi skuadra e Ernesto Valverde do të ndeshet me Sevilla në Superkupën e Spanjës. Duke qenë se me Argjentinën dështoi sërish në nivel ndërkombëtar, gjatë Kupës së Botës së Rusisë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë i gatshëm të fitojë më shumë trofe gjatë 12 muajve të ardhshëm, në nivel klubi.

Barcelona humbi vetëm një ndeshje në rrugën e fitimit të titullit në La Liga, sezonin e fundit, ndërsa e nis sezonin e ri kundër Alaves, më 18 gusht. Në Ligën e Kampionëve, katalanasit u eliminuan që në çerekfinale, nga Roma.

Trajneri Valverde ka lëvizur për të forcuar skuadrën e tij në një përpjekje për të siguruar më shumë tituj, ku Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Arturo Vidal tani janë pjesë e dhomës së zhveshjes, që Messi do ta kryesojë për të ardhmen e afërt.

Related posts

SËRISH PROBLEME PËR “PLESHTIN”/ Alarm për bombë në makinën e Messit dhe Suarezit (VIDEO)

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Real Madrid mposht Barcelonën falë dyshes Benzema-Kroos dhe ngjitet në krye të renditjes

Delo.autor

U KURORËZUA ME “KËPUCËN E ARTË”/ Lewandowski: Meritë e Bayernit. Jam njeriu më i lumtur, e vërtetë që…

Delo.autor

Leave a Comment