Futboll Sport

5 TALENTET që mund të marrin vendin e MESSI-T dhe RONALDOS

Sezoni i ri do të ketë shumë protagonistë, të cilët do të kërkojnë të tregojnë cilësitë e tyre në atë që parashikohet të jetë një nga sezonet më interesantë të viteve të fundit. Në Europë ka shumë yje të vegjël që po lindin dhe që do të duan të marrin vendin e Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ja cilët janë 5 kandidatët kryesorë:

Vinicius është floriri i Madridit
Ka dhuruar spektakël në International Champions Cup dhe, ndoshta, tifozët e Real Madrid nuk janë më të shqetësuar për largimin e Cristiano Ronaldo pasi e kanë parë brazilianin në veprim. Në fakt, në “Bernabeu” janë të sigurt se ai do të jetë ylli i së tashmes dhe së ardhmes. Në Brazil konsiderohet “Neymar i ri” dhe talenti nuk i mungon.

“Los Blancos” kanë shpenzuar 45 milionë euro (plus komisione) për ta marrë nga Flamengo, kur Vinicius sapo kishte fituar kampionatin amerikanojugor Under 17 me kombëtaren. Ai ka thënë se ka dëshirë të jetë pjesë e ekipit të parë, por nuk ka përjashtuar mundësinë për të luajtur me Real Madrid B, ku do të mbahet nën vëzhgim të veçantë nga trajneri Loptegui.

Djali i babait, gati për të mahnitur 
Ka fituar kupën e tij të parë pavarësisht moshës së re. Ai është George Weah Jr, djali i ish-sulmuesit legjendar të Milan-it, që ka shkruar historinë e Liberisë. Sot, djali i tij, i datëlindjes 2000, që ka marrë nënshtetësinë amerikane, luan te PSG me Buffon, i cili debutoi në Serinë A pikërisht kundër babait George në atë Parma-Milan të luajtur në “Tardini”. Një moment i veçantë për të dy, që e kanë ngritur bashkë Superkupën e Francës kundër Monaco dhe që tani janë gati për sfida të tjera më të mëdha.

Ai, Timothy, ka qenë lojtari i parë i lindur në vitin 2000 që ka debutuar me kombëtaren amerikane. Është shumë i shpejtë, ka një nuhatje të madhe për gol dhe një teknikë të lartë. Gjithsesi, nuk do ta ketë shumë të lehtë të gjejë hapësira në një ekip që ka Cavani, Neymar dhe Mbappe.

Justin Kluivert ndez popullin romanist
Justin Kluivert, djali i Patrick, është një tjetër i ri që premton shumë. I lindur në 1999-ën, ai është shumë i shpejtë dhe ka treguar se mund të bëjë diferencën në krah që në ndeshjet e International Champions Cup. Ka insitktin e golit dhe është gjithmonë pjesë e lojës, gati për t’u ndezur kur askush nuk e pret.

Holandezi ka zbarkuar në Romë me shpresën për të shpërthyer në një ambient të vështirë siç është ai verdhekuq. Por ai ka personalitetin e atyre që duan të kapin majat e suksesit, ashtu si babai i tij, i cili ka lënë shenjë kudo që ka shkuar.

Bailey, talenti i “Aspirinave”. 
Është shumë i shpejtë, aq sa në fëmijëri provoi të ndërmerrte një karrierë në atletikë, pikërisht si idhulli i tij Bolt. Po, sepse Bailey, kampioni i datëlindjes 1997 i Bayer Leverkusen, është gjithashtu nga Xhamajka. I riu Leon e ka nisur rrugën e tij nga Kingston, për të gjetur suksesin te skuadra e “Aspirinave”, që ka pritur me krahë hapur dhe që tani e vlerëson 50 milion euro.

Shifrat flasin qartë: 30 ndeshje, 9 gola dhe 8 asiste. Një lojtarë shumë cilësor, i cili ka shpërthyer në Belgjikë me Genk pas një endjeje të gjatë në kërkim të fatit. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Barcelona-s dhe Roma-s.

Ylli i Borussia-s, Pulisic
E mbyllim me një tjetër të ri që premton shumë, si Christian Pulisic. Me origjinë kroate, por me kombësi amerikane, i riu i datëlindjes 1998 ka rënë në sy vitin e kaluar me fanellën e Borussia Dortmund.

Pak gola për të, vetëm 4 në kampionatin e fundit, por që nuk zvogëlojnë aspak cilësitë e mëdha të këtij djaloshi, i cili ka luajtur 21 ndeshje deri tani me kombëtaren amerikane dhe që ka një vlerë prej 45 milionë eurosh në merkato.

Borussia e të rinjve që po lind beson shumë tek ai, që mund të rritet shumë në krahë të dy kampionëve të tjerë, si Reus dhe Gotze.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Ka paqartësi/ Por ja pse Partizani do të luaj në kupat e europës…

Sadik.Autor

E TURPSHME NË SPANJË/ Shikoni si është shkruar emri i Kosovës në tabelën e rezultatit

Delo.autor

Leave a Comment