Futboll Sport

TRAJNERI MË I VJETËR NË PREMIER LEAGUE/ Firmos deri në vitin 2020 Roy Hodgson

Skuadra e Crystal Palace ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës deri në vitin 2020 me trajnerin 71-vjeçar Roy Hodgson, që është edhe trajneri më i vjetër aktualisht në Premier League që drejton një ekip. I ardhur në mesin e sezonit të kaluar, ai arriti të mbajë skuadrën e Palace në Premier dhe tani është gati për të nisur aventurën e re.

“Jam i lumtur për këtë marrëveshje. Ky është klubi që ka qenë në zemrën time që kur unë kam qenë i ri, jam stërvitur pranë tij dhe kam ndjekur ndeshjet në tarracat e shtëpive përreth, në vitet 1950. Ndaj jam i lumtur që pas shumë vitesh arrij të jem përgjithnjë pjesë e këtij ekipi. Vjet arritëm një rezultat të mirë pas një fillim-sezoni të vështirë, për këtë vit do të punojmë që gjërat të jenë më mirë”, thas Hodgson.

 

Related posts

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Basaksehir gjunjëzon “Djajtë e Kuq” dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Delo.autor

TRONDITËSE/ Kroacia merr lajmin e keq para finales, dëmtohet lojtari kryesor (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment