Futboll Seria A Sport

MBAN NUMRIN E “TERSIT”/ Milan i jep shiritin e kapitenit

Trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtuesit e rinj të Milanit kanë vendosur që kapiteni i ri i skuadrës kuqezi për sezonin sportiv 2018-2019 të jetë mbrojtësi Alessio Romagnoli. Mbrojtësi 23-vjeçar është graduar kapiten, duke fituar balotazhin me Giacomo Bonaventura, që do të jetë zv.kapiten i kuqezinjve. Romagnoli, që mban numrin 13 në fanellë, një numër që konsiderohet ters, do të marrë shiritin që la një tjetër mbrojtës, Leonardo Bonucci, që u rikthye te Juventusi.

Romagnoli e mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit gjatë një miqësore që Milani zhvilloi me Tottenham, ndaj pritet që kjo skenë të përsëritet edhe të shtunën, në miqësoren ndaj Real Madrid. Mbrojtësi Alessio Romagnoli, i rritur te Roma, ku debutoi në Serinë A, u transferua më pas një sezon të Sampdoria dhe më pas kaloi tek Milani, pas kërkesës që pat bërë asokohe Sinisa Mihajlovic, ish-trajneri i kuqezinjve. Ai ka një kontratë me Milanin, e cila skadon në vitin 2022.

Related posts

DËSHTIM TOTAL/ Inter eliminohet nga Champions dhe Europa League. E mbyll e fundit në grup

Delo.autor

Befason mbrojtësi latin/ “Mourinho më ka urdhëruar të driblohem nga ky sulmues

Sadik.Autor

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË TEK BOCA JUNIORS/ Ja vendimi që merr De Rossi për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment