Futboll La Liga

Ish-kapiteni i del në mbrojtje Zidanes: Real Madridi të mos nxitohet!

Ish-kapiteni i Real Madridit, Fernando Hierro, doli në mbrojtje të Zinedine Zidane, duke i kërkuar klubit të jetë i ndjeshëm, pasi presioni ndikon mbi trajnerin.

Real Madrid u rrit në lartësi të reja në sezonin 2016-2017, duke fituar La Liga-n dhe duke u bërë skuadra e parë që mbron me sukses kurorën e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar.

Megjithatë, Real Madridi ka qenë më pak se bindës në këtë sezon, pavarësisht fitores së “UEFA Super Cup”, Botërorit për Klube dhe “Supercopa de Espana”, sepse është tashmë 16 pikë pas udhëheqësve të arratisur dhe rivalëve të hidhur të Barcelonës, në La Liga.

Real Madridi, gjithashtu, u pengua në çerekfinale të “Copa del Rey” pas një barazimi 2-2 në shtëpi, ndaj Numancias, të mërkurën, duke bërë që Zidane të pranonte se kontrata e tij e re me klubin nuk ka kuptim. Por Hierro ka bërë thirrje për qetësi në kryeqytetin spanjoll dhe i kërkoi klubit që të mos nxitojë me ndonjë vendim.

“Duhet të jemi të ndjeshëm, – tha Hierro për “EFE”. – Ne jemi në janar dhe është trajneri i njëjtë dhe pothuajse të njëjtët lojtarë, që fituan tetë tituj në dy vitet e fundit. Real Madridi do të thotë që duhet të fitoni çdo ndeshje. Duke qenë të dytët, nuk është e vlefshme. Megjithatë, duhet të jemi të qetë. Duhet të jemi të zgjuar në gjykimin tonë, sepse kemi lojtarë, trajner dhe filozofi të njëjtë”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ I shënoi Celtic me stil “alla Insigne”, Uzuni zgjidhet lojtari më i mirë i Ferencvaros

Delo.autor

KATAR 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Fadil Vokrri”, bomberi Ibrahimovic vendimtar me asist

Delo.autor

TREMB KAMPIONËT E ANGLISË/ Sulmuesi Salah: E ardhmja? Askush nuk e di…

Delo.autor

Leave a Comment