Futboll La Liga

Zëvendësimi i Messit para minutës së 60′, hera e parë që nga viti 2007

Në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos, “Camp Nou” ishte dëshmitar i asaj që adhuruesit nuk ishin mësuar të shihnin për një kohë të gjatë: Messi duke e braktisur fushën e lojës për shkak të vendimit të trajnerit para se akrepat të shënonin një orë lojë.
Messi u zëvendësua në minutën e 59-të nga Ousmane Dembele, dhe hera e fundit kur ylli argjentinas e la fushën kaq herët ishte më 29 shtator 2007, në një ndeshje kundër Levantes – pra para plot 302.

Në atë rast, Barcelona po fitonte 4-0 dhe argjentinasi e kishte shënuar golin e katërt.

Menjëherë pas golit, Rijkaard kishte vendosur ta zëvendësonte atë me Gio dos Santos.

Që nga atëherë, Messi është zëvendësuar para minutës së 60-të vetëm në raste të rralla, por gjithmonë për shkak të ndonjë lëndimi apo gjendjeje të keqe.

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja humb penallti, shikoni si sulmuesi Morata gabon me portë bosh (VIDEO)

Delo.autor

I KTHEHET GAZETARËVE PËR ÇËSHTJEN “CANDREVA”/ Trajneri Ranieri: Janë punë tonat, ju e keni treguar këtë histori…

Delo.autor

“DËSHIROJMË TA NISIM SA MË MIRË SEZONIN DHE…”/ Sulmuesi Giroud: Ja sekreti për një ecuri të mirë

Delo.autor

Leave a Comment