Futboll Seria A Sport

KONSIDEROHET LOJTAR IDEAL PËR SARRIN/ Juventus do të provojë në merkaton e ardhshme yllin…

Ivan Rakitiç gjatë gjithë merkatos u fol se do të largohej nga Barcelona, por nuk u arrit marrëveshja me asnjë nga skuadrat e interesuara.

Mesfushori ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, por ky transferim dështoi për shkak se katalanasit nuk pranonin shkëmbimin me Emre Xhan të ofruar nga bardhezinjtë, pasi kërkonin Federiko Bernardeskin në shkëmbim, i cili gjithashtu u refuzua nga italianët.

Për 31-vjeçarin nuk ka nisur aspak mirë sezoni i ri, teksa në 3 ndeshjet e para ai nuk është aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri Ernesto Valverde. Për këtë arsye Rakitiç nuk dëshiron të qëndrojë në “Kamp Nou” dhe shumë shpejt shpreson të largohet në drejtim të një skuadre tjetër që do t’i premtonte atij më shumë minuta në dispozicion.04-RAKITIC-JOC

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi do të provojë përsëri transferimin e kroatit në Torino, gjatë merkatos së janarit. Lojtari konsiderohet si profili ideal për stilin e lojës së Sarrit dhe “Zonja e Vjetër” dëshiron t’i japë trajnerit një lojtar tjetër për të synuar fitimin e Ligës së Kampionëve.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Arsenali gjen zëvendësuesin e Ozil, shpëtimi vjen nga Gjermania

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventus gjen sulmuesin e ri, operacion me kosto 55 milionë euro

Delo.autor

Franca, pritja shpëtuese për të cilën Loris ishte stërvitur (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment