Futboll Premier League Sport

BETEJA ME KANCERIN/ Drama e lojtarit të Liverpool: Çfarë do të ndodh me fatin e tij…

Jose Enrique ka zbuluar se ai ka frikë se do të ndahet nga jeta, teksa mbrojtës i Liverpool po vazhdon betejën me kancerin.

Duke folur për “BBC Sportsworld”, 32-vjeçari tha: “Edhe pse doktori më ka thënë të mos shqetësohem, sepse mund ta mposhtim tumorin, unë jam bërë mosbesues dhe pyes veten: a do të vdes nesër?”

Spanjolli iu nënshtrua një operacioni më maj, pasi u diagnostiku me një kancer të rrallë në mushkri dhe tani ka nisur betejën për të mposhtur sëmundjen.

Enrique ka luajtur 127 ndeshje me Newcastle dhe 99 me Liverpool, teksa në fillim të vitit deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Derbi pritet të jetë i zjarrtë në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Peruja largohet me fitore nga Botërori (VIDEO)

Sadik.Autor

Start pozitiv/ Hasi merr një pikë në debutimin me Al Raed në Arabinë Saudite

Isa.Autor

Leave a Comment