Futboll Seria A Sport

DHIMBJE KOKE PËR ANCELOTTIN/ Wolsburg i shkakton një tjetër humbje Napolit

Testi i fundit përpara nisjes së Serie A nuk ishte shumë pozitiv për Napolin, duke qenë se skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u mund me rezultatin 3-1 nga Wolsburgu. Në Gjermani, Napoli shfaqi probleme, por ekipi nuk ishte larg formës që tregoi kundër Dortmund, edhe pse rezultati është i ndryshëm.

Por “shuplaka” e marrë nga Liverpool i ka bërë të kaltrit më të disiplinuar, ndërkohë që në këtë takim të fundit miqësor mungoi ligësia përpara portës. Në pjesën e parë, pati shumë lojë horizontale, kurse topat në vertikal për pykat ishin të pakta. Kjo bëri që Callejon dhe Insigne të shfaqeshin pak. Madje, nga një gabim i këtij të fundit erdhi goli i parë i gjermanëve, i realizuar nga Brekalo.

Dhe nuk ishte rasti i vetëm i vendasve, që përfituan edhe nga një formë jo e mirë e Koulibaly. Mertens bëri debutimin e tij sezonal, ndërsa i dha Milik asistin për golin e barazimit. Fitoren Wolsburg-ut ia dha zvicerano-shqiptari Admir Mehmedi që shënoi dygolësh në 3 minuta (71’ dhe 74’). Kuse mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj e nisi titullar sfidën, por e la fushën në minutën e 50-të, i zëvendësuar nga Malcuit, i blerë vetëm pak ditë më parë për të rivalizuar pikërisht shkodranin në të djathtë të mbrojtjes.

Related posts

NË GJURMËT E STRAKOSHËS/ Igli Tare merr një tjetër shqiptar te Lazio, ja emri (FOTO)

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Prokuroria kërkon dënim të rëndë për klubin e Serie A

Isa.Autor

DE ROSSI NUK E SHEH TË PAZËVËNDËSUESHËM/ Por Paulo Dybala i shfaq “dashurinë” Romës, refuzon milionat nga Arabia

F.autor

Leave a Comment