Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA TEK REALI/ TIFOZËT e Atleticos TËRBOHEN me tradhtarin COURTOIS

Tibo Kurtua kaloi para pak ditësh nga Çelsi te Reali i Madridit dhe me një goditje bëri armiq pa fund në Angli e Spanjë. Tifozët e Çelsit e kanë quajtur mashtrues, duke i kujtuar deklaratat e tij plot dashuri për klubin londinez, ndërsa tifozët e Atletikos nuk ia kanë falur tradhtinë e dyfishtë.

Sikur të mos mjaftonte që portieri firmosi për armikun, pas disa sezonesh tek Atletiko, ku sillej si ultras dhe këndonte këngë anti-Real, tani Kurtua shkon deri aty sa prezantohet duke puthur stemën e Realit, duke thënë se shkoi në klubin e ëndrrave.

Kjo ka bërë që Kurtua të kthehet në futbollist të urryer nga pjesa “colchonero” e Madridit dhe dje para Atletiko-Inter disa tifozë vandalizuan pllakatën e vendosur në Wanda Metropolitano në nder të Kurtuasë, për shkak se ka luajtur mbi 100 ndeshje me Atletikon.

Related posts

RONALDO PARA PASQYRËS/ Portugezi shfaqet NUDO: Uaaaa, unë jam aq I BUKUR…

Isa.Autor

Xhaka: Lëndimi s’është serioz, do të jem gati pë Zvicrën në Kupën e Botës

Sadik.Autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni momentin kur Lampard përplaset me Klopp dhe stolin e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment